"Abissnet Superiore" mbylli verdiktet e javës së fundit të dielën, aty ku skuadrat e kreut u njohën dhe me përgjysmimin e pikëve pas pozicioneve që morën në klasifikimin e përgjithshëm.
Vllaznia e mbylli e para me 31 pikë, e ndjekur nga Elbasani me të njëjtin numër pikësh, ndërsa vendin e tretë dhe të katërt e morën Egnatia me 28 pikë dhe Dinamo me 24 pikë. Lidhur me arsyen se përse shkodranët përfunduan të parët, në skemën që ngjalli jo pak debat në opinionin sportiv, një shpjegim dha dhe gazetarja Mirela Haxhiaj, e ftuar në emisionin "Mega Sport" në A2 CNN.
"Fakti që Vllaznia është e para është për shkak se është kampione e kampionatit të rregullt dhe jo më kot mori dhe vlerën e parave që ishin 100 milionë lekë të vjetra.
Dhe çfarë ndodh, Vllaznia e mbylli e para dhe kapet konkurron me vendin e katërt që ishte Dinamo, por në rast se futemi në Final Four, pas përgjysmimit të pikëve del Elbasani e para, në rast se të dyja ekipet shkojnë në barazim pikësh dhe në ndeshjen e fundit që është dhe ndeshja finale mes Elbasanit dhe Vllaznisë.
Praktikisht nëse dalin në barazim është Elbasani ai që shpallet kampion për arsye të golavarazhit në ndeshjen direkte në kampionatin e rregullt që ka përballë Shkodrës", tha Haxhiaj.
