Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë”, Milinkovic "ndez" shpresat te tifozët e kuq: Nëse vazhdojmë me të njëjtën dëshirë do të jemi më...

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë”, Milinkovic
Mladen Milinkovic

Partizani është mposhtur në shtëpi nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Mladen Milinkovic.

"Mendoj që të gjitha më kanë shqetësuar sot. Në pushim të pjesëve biseduam sepse kishim dy lojtarë me kartonë të verdhë dhe s’mund të bënim 4 ndryshime dhe bëmë 2. Patjetër kartoni i kuq, i dha tjetër rrjedhë ndeshjes dhe u bë e vështirë. Më vjen keq pasi ishte ndeshja jonë më e mirë. Rastet e humbura? Në futboll gjëja më e rëndësishme dhe e vështirë është të shënosh gol. Sot kishim 2-3 raste të mira për të shënuar, duke mos i konkretizuar dhe për shkak të kësaj humbëm.

Po flas me lojtarët, pasi për një ekip që synon trofetë nuk mund të ketë batica dhe zbatica në 90 minuta lojë. E njëjta gjë edhe tani pas ndeshjesh pasi shoh lojtarët e mërzitur. Nëse vazhdojmë me të njëjtën dëshirë do të jemi më mirë se një javë më parë. Nuk është ndonjë alibi, nuk jam nga ai që flas, por kemi shumë lojtarë jashtë. Patjetër që kur ke mungesa të lojtarëve të rëndësishëm nuk mund të jesh në më të mirën tënde. Janë punë fati, por shpresoj që në të ardhmen të kemi më shumë fat. Për të pasur fat duhet të punosh fort.

Sigurisht që është problem i madh kur nuk shënon, pasi në 4 ndeshje kemi shënuar vetëm 2 gola. Patjetër ne jemi çdo ditë me ekipin dhe po punojmë bashkë vetëm për përmirësim. Por kur nuk shënon bëhet e vështirë nga ana psikologjike”, tha Milinkovic.

Poll

Lexo gjithashtu