Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Jemi të bllokuar nga ana psikologjike”, zv.trajneri i Besës pas humbjes: Ja ku duhet të përmirësohemi

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi të bllokuar nga ana psikologjike”, zv.trajneri i
Fidaim Hakiu

Burreli ka fituar përballë Besës së Kavajës në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Liri Ballabani”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Në përfundim të kësaj sfide ka folur zv.trajneri i kavajasve, Fidaim Haxhiu.

“Derisa shënojmë golin po bëjmë mjaft mirë. Por kur shënojmë golin, është ajo që lojtarët kujtojnë se ka përfunduar ndeshja. Jemi në krizë rezultatesh. Presim shumë më shumë nga ky ekip, ka potencial shumë të madh. Jemi në situatë psikologjike shumë të bllokuar.

Trajnerët që kanë qenë kanë punuar mirë. Kur kemi ardhur këtu e kemi gjetur ekipin shumë mirë fizikisht. S’po e kuptojmë as ne. Shkojmë tek goli, por më pas kujtojmë se loja ka përfunduar. Kemi problem tek topat e dytë dhe duhet të punojmë më shumë.

Edon Hasani ka probleme fizike ende. Ka pasur një dëmtim 2 javorësh dhe e kemi parë të arsyeshme që në pjesën e dytë ta zëvendësojmë. Ajo që po na ndodh si në dy ndeshjet e para, janë gabimet individuale, duhet të përmirësohemi. Përdërisa kemi pretendime për Superiore, nëse vazhdojmë kështu, s’do të jetë mirë”, tha Haxhiu.

Poll

Lexo gjithashtu