
Altin Bytyçi pasi morin kartonin e kuq
Partizani po mposhtet nga Elbasani momentalisht, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Superiores. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, në këto momente është 0-1.
Ndërkohë që para pak minutash, të kuqtë mbetëm me 10 lojtarë. Altin Bytyçi mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, gjë që solli edhe irritimin e tifozëve.
Pasi bëri këtë gabim “fatal”, mbrojtësi i Partizanit nuk u mjaftua. Ai filloi të “kapej” me tifozët e kuq, të cilët ishin në shkallët e tribunave, aspak të kënaqur nga performanca e futbollistit.
Poll