
Albers Keko
Ditën e sotme, Partizani do të presë në shtëpi skuadrën e Elbasanit në “Arenën e Demave” në sfidën e vlefshme për javën e 4-t e Kategorisë Superiore.
Në prag të nisjes së takimit, Albers Keko dha një prononcim për mediat teksa vazhdon fazën e rehabilitimit pas një dëmtimi të pësuar.
“Me thënë të drejtën më vjen më shumë inat sepse isha në moment të mirë. Kisha fituar besimin e trajnerit dhe të çunave, me risk është kjo punë. Mos na marrin mësysh, se na morrën një herë. Keko është thjesht një emër, është Partizani që e bën Kekon”, u shpreh Albers Keko.
Poll