Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kjo është ndeshja më e mirë”, Shehi pas humbjes me Elbasanin: Duhet të vazhdojmë kështu!

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo është ndeshja më e mirë”, Shehi pas humbjes
Orges Shehi

Elbasani ka fituar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i "bardhebluve", Orges Shehi.

“Unë mendoj që në terësi, nuk meritonim që ta humbnim, meritonim diçka më tepër. Tensioni është dhe ndëshkohemi për një mosshkallëzim në mbrojtje. I provuam të gjitha, me aq mundësi. U munduam në fund fare që të krosonim dhe të fusnin Kobiljar dhe Alvarez që janë të rrezikshëm me top në këmbë. Ky është futbolli, i tillë. Kjo është ndeshja më e mirë, duhet të vazhdojmë kështu. Po ta shohësh ndeshjen e fundit me Dinamon, Kobiljar doli i dëmtuar nga fusha.

Edhe me Dinamon luajtëm 4-3-3, sot ishim 3-5-2 në mbrojtje, por ndryshe në fazë ndërtimi. U nxituam në manovrën tonë, mund të krijonim 3 linja, por ndërrim krahu loje duhej, jo ballorë. Kjo ishte ajo që kërkova. Në fazën mbrojtëse duke pasur parasysh që ishim të sajuar, futëm Verën në krah të majtë, na mungonin disa lojtarë. Për shkak të pozicioneve u bënë kështu skemat.

Mesfushorët tanë në pjesën e parë, duhet të kishin ndërruar krahun e lojës dhe të mbanin topin në zotërim. Ata e hanë gjithë kolpon pasi duhet të mbështesin. Menduam që kundërshtari ka edhe manovra që hedh shumë topa në zonë, kërkuam që të kishim 3 lojtarë në qendër. Konsumi është i madh edhe për shkak të eksperiencës, me të vërtetë po luanim nga krahu i majtë. Nëse do të kishim pozicion të mirë të Voglit.

Çfarë prisni nga 3 ndeshjet e radhës? Dihet që në pozicionin ku jemi, duhet të japim më shumë se maksimumin. Por duhet të ulim tensionin, pasi për shkak të kësaj na bën që të mos finalizojmë. Por me këtë sjellje skuadre dhe grintë, duke rregulluar pak gjëra, mund të bëjmë më mirë në të ardhmen”, tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu