
Partizani
Partizani udhëton nesër drejt Elbasanit për të zhvilluar sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Pasi vijnë nga një seri negative barazimesh dhe humbjesh, ekipet do të kërkojnë fitoren me patjetër nesër në “Elbasan Arena”.
Ditën e sotme Partizani ka mbyllur dhe seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës ndaj ekipit verdheblu. Grupi i “Demave të kuq” duket harmonik një ditë përpara kësaj sfide të rëndësishme.
Në përballjet ndaj njëra-tjetrës këtë sezon, Elbasani dhe Partizani njohin vetëm barazime. Takimi i parë i zhvilluar në “Elbasan Arena” ka përfunduar me shifrat 1-1, ndërsa i dyti i luajtur në Tiranë me rezultatin 2-2.
Poll