Dinamo - Teuta
Dinamo – Teuta është një nga duelet më interesante të javës së 10-të të Superiores. përballje kjo që do të luhet ditën e hënë në “Elbasan Arena”, ora 16:00. Një përballje mjaft e luftuar mes skuadrave që kanë të vetmen rrugë vetëm fitoren.
Aktualisht vetëm 3 pikë i ndan në klasifikim. “Blutë” ndodhen me 17 pikë në “Final – Four”, ndërsa durrsakët ndjekin nga pas. Edhe statistikat tregojnë se ky duel do të prodhojë shumë emocione.
Në 10 duelet e të kaluara mes tyre, 4 janë fituar nga Teuta, 3 nga Dinamo dhe 3 të tjera kanë përfunduar në barazim. 9 gola janë shënuar nga “Djemtë e Detit” dhe për ironi të fatit edhe dinamovitët kanë të njëjtën kuotë golash të shënuar.
Poll
