
Për herë të parë në historinë e tyre, Vora do të luajë në Kategorinë Superiore. “Blutë” arritën të shpallen kampionë të Kategorisë së Parë dhe u ngjitën automatikisht në elitën e futbollit shqiptar.
Në prag të nisjes së sezonit të ri, Vora do të nisë fazën përgatitore në Ohër më 21 korrik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kampionë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Njoftimi zyrtar i Vorës:
Ditën e hënë me datë 21 korrik, ekipi ynë pritet të niset drejt qytetit të Ohrit, aty ku gjatë dy javëve do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.
Përveç stërvitjeve intensive dhe punës në aspektin fizik e taktik, gjatë kësaj periudhe janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore, që do t'i shërbejnë trajnerit dhe ekipit për të testuar formën dhe për të rritur harmoninë brenda grupit.
Me përkushtim maksimal drejt objektivave të sezonit!