Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkohet nga Flamurtari, Valentino Murataj largohet nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet nga Flamurtari, Valentino Murataj largohet nga Partizani
Valentino Murataj

Valentino Murataj nuk është më lojtar i Partizanit. Kapiteni del tashmë lojtar i lirë në treg. Kontrata e lojtarit ka përfunduar dhe palët nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi i këtij largimi, sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se palët kanë ndarë rrugët mes tyre. 27-vjeçari largohet nga të kuqtë pas 3 vitesh e gjysmë.

Për fierakun do disa oferta si në vendin tonë ashtu edhe jashtë. Flamurtari është një prej ekipeve që po këmbëngul për shërbimet e tij dhe mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i Muratajt.

Gjatë aventurës së tij te Partizani, kapiteni ia doli të fitonte një titull kampion dhe Superkupën e Shqipërisë. Ka luajtur në 144 ndeshje, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 16 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga