Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkohet “koka” e Dinamos, Oltijon Kërnaja “rilind” Partizanin në prag të derbit

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet “koka” e Dinamos, Oltijon Kërnaja
Fotomontazh/ Partizani B - Trajneri, Oltijon Kërnaja

Trajneri Oltijon Kërnaja e ka “rilindur” Partizanin. Vetëm në dy ndeshjet që ka drejtuar, tekniku 37-vjeçar ka marrë 4 nga 6 pikë të mundshme, sikurse ka kthyer grimtën në ekip. Ndeshja e radhës përkon me Dinamon e Ilir Dajës, e planifikuar në datën 29 tetor, stadiumi “Elbasan Arena”.

Një duel tej mase i vështirë në letër për “Demat e Kuq”, marrë në konsideratë momentin e mirë që po përjetojnë dinamovitët në Superiore, 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit. Në prag të duelit, Partizani ka postuar në rrjetet sociale çaste nga stërvitjet intensive:

“Ekipi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore për takimin ndaj Dinamo City. Nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja grupi ka zbritur sot në orën 11:00 në "Arenën e Demave" për të kryer programin e përcaktuar nga stafi teknik. Sfida Dinamo City - Partizani që mbyll edhe fazën e parë të Abissnet Superiore do të luhet të mërkurën ora 19:30 në stadiumin "Elbasan Arena".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu