
Elbasani ia doli të qëndronte në Superiore, madje luftoi deri në fund për të arritur një vend në “Final – Four”. Verdheblutë tashmë kanë marrë pushimet dhe po pushojnë pas një sezoni mjaft të gjatë dhe intensive siç është Superiorja.
Por pavarësisht kësaj, drejtuesit vazhdojnë punën e tyre dhe në zyrat e krerëve të klubit kanë arritur edhe interesimet e para. Bëhet fjalë për Arsen Lleshin dhe Bledar Lila, të cilët kërkohen nga ekipet të huaja.
Sulmuesi siç dihet edhe në merkaton e dimrit pati disa oferta, por klubi refuzoi ta shiste, pasi ishte lojtar kryesorë në repartin e avancuar. Por këtë herë duket e vështirë të rezistojë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Lleshin.
Ndërkohë për shkak të paraqitjeve të mira me Elbasanin, Lila ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve. Emrat ende nuk bëhen të ditura, por mbrojtësi i djathtë mund të largohet nga verdheblutë.