
Flamurtari do të zbresë në fushë për t’u përballur pas pak me Elbasanin në javën e parë të Superiores. Në prag të nisjes së këtij takimi, presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi ka folur për mediat.
“Jemi kthyer në shtëpinë tonë, Flamurtari do rrisë kualitetin e Superiores. Kemi dy muaj që kemi punuar për marrëveshjen me Real Madridin. Kur kryeministri Rama erdhi më tha për një ekip të madh, më tha që jam në kontakt të Real Madridit. Kam kontaktuar me strukturën e tyre. 100% investimi jonë. Në javën e parë të tetorit do firmosim kontratën. Shumë e thjeshtë por pashë që frymëzohem...
Pse nuk kemi një trajner shqiptar?
Nuk kam kështu problemesh. Në këto momente që jemi, pjesa e trajnerit shqiptar është e ezauruar. Të eksperimentojmë këtë dhe urojmë që çdo gjë të shkojë mirë. Pas ndeshjes ke të drejtë të kryqëzosh trajnerin kur del keq”, u shpreh Idrizi.