Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kapiteni nuk hesht përballë padrejtësisë”, lideri i skuadrës së Superiores “shpërthen” kundër arbitrimit

Shkruar nga NEWSPORT
“Kapiteni nuk hesht përballë padrejtësisë”,
Teuta

Në javën e 27-të të Superiores, skuadra e Teutës edhe pse zhvilloi ndeshje pozitive kundër kampionëve të Egantias, u mposht 2 – 4 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

Pika e kthesës që çoi në humbjen për durrsakët përkoi me minutën e 79-të, ku kapiteni i bregdetarëve Kotobelli, u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë të tijët në inferioritet numerik. Vetëm pas 1 minute, Egnatia shënoi me Buric, teksa rrogozhinasit i hapën udhë fitores.

Mbrojtësi Blerim Kotobelli, nuk e ka “përtypur” dot këtë episod, e ku ka bërë postim në rrjetin social “Instagram”, ndërsa krahas fotove nga ndeshja e fundit, 33-vjeçari shkruan:

“Kapiteni nuk hesht përballë padrejtësisë”. Ky reagim nga lojtari në fjalë ka të bëjë me vendimet e arbitrimit në këtë sfidë. Pas 27 javësh në Superiore, Teuta mban vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa është larguar ndjeshëm nga pozita e 4-të, e cila të jep mundësinë për të garuar në “Final Four”.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Koto (@blerim_kotobelli)

Poll

Lexo gjithashtu