Egnatia
Flamurtari vazhdon punën për përforcimin e skuadrës në këtë merkato. Vlonjatët bëhet me dije se kanë arritur marrëveshjen me 2 futbollistët e Egnatias.
Bëhet fjalë për Zamiq Aliyev dhe Leo Melo, të cilët nuk janë konsideruar titullarë nga Edlir Tetova dhe largimi i tyre nga kampionët aktualë të Superiores është mëse i mundshëm. Por transferimi i tyre në Vlorë tashmë ka “ngecur”.
Kjo pasi drejtuesit presin që fillimisht të zyrtarizojnë drejtorin e ri sportiv, ku emri i Tefik Osmanit është më konkreti. Do të jetë drejtori sportiv i ri ai që më pas do të vendosë “pikat” mbi “i” për këto transferime.
Poll
