
Romeo Harizaj është përforcimi i parë i skuadrës së Vorës. Portieri do të jetë pjesë e kampionëve të Kategorisë së Parë në sezonin e ri.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur mes tyre, teksa prezantimi si futbollist i Vorës do të bëhet me 1 korrik.
“Romeo Harizja përforcimi i parë.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me portierin Romeo Harizaj i cili bashkohet me klubin tonë.
Romeo sezonin e fundit ishte pjesë e superligës me skuadrën e Tiranës, në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Apolonia dhe Dinamo.
Prezantimi i futbollistit do bëhet me 1 korrik në zyrat e klubit tone”, ka shkruar klubi. Kujtojmë se Harizaj e mbylli sezonin me Tiranën, por për fatin e tij të keq nuk ia doli të luante asnjë minutë.
View this post on Instagram