
Presidenti i FSHF, Armand Duka foli në prag të shortit të FInal Four ku mbajti një fjalim të shkurtër duke falenderuar të jgithë skuadrat pjesëmarrëse. Kreu i futbollit shqiptar shprehet se më e rëndësishmja është që tifozët të kënaqen duke përjetuar emocione nga ky format që bëhet për herë të parë në Shqipëri.
“Muaji maj është muaji i verdikteve, por ajo që është më e rëndësishmja është Kateogria Superiore. Dua të falenderoj të gjithë klubet pjesëmarrëse dhe të gjitha ata që e kanë mbështetur. Shumë kampionat i bukur me shumë garë e konkurrencë ku deri në ditët e fundit ishte i papërcaktuar.
Katër skaudrat që janë pjesë e Final Four janë skuadrat që kanë patur rrugëtime me ulje-ngritje e rivalitet, por janë ata që renditen si më të mirat. Urojmë që në këtë fazë të kënaqen spektatorët. Ky është një format i ri i Superiores në Shqipëri, për herë të parë që ka patur diskutimet e veta.
Uroj që skuadrat të japin përgjigje pozitive me shumë spektator e emocione. Kjo lojë është për emocione e për të kënaqur publikun. I rëndësishëm është kush del kampion, por më i rëndëishëm është të kënaqet publiku. I uroj suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Skënderbeut”, tha Duka.