Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kam qetur vetveten këtu”, Klinti Qato para duelit me Tiranën: E dimë sa e rëndësishme është për Shkodrën kjo ndeshje, kemi mentalitet fituesi

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam qetur vetveten këtu”, Klinti Qato para duelit me
Klinti Qato

Një nga ndeshjet më të rëndësishme në futbollin shqiptar është edhe Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 26-të të Superiores.

Në prag të kësaj përballjeje në konferencën për shtyp ka folur një nga liderët e shkodranëve. Bëhet fjalë për Klinti Qato, i cili ka vlerësuar kundërshtarin, ndërsa ka nënizuar se ulja në stol e Orges Shehit i ka përforcuar akomë më shumë.

“E kemi përgatitur mirë ndeshjen, grupi është i plotë se kemi pasur dëmtime dhe virozat e stinës, e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Shkodrën. Kemi kualitetin për ta mbyllur si duhet këtë sezon, kemi mbështetjen nga presidenti, trajneri. Ftojmë tifozët shkodranë që të jetë stadium plot dhe mendoj që dalim fitimtarë nesër.

Çdo fushë në Shqipëri është e vështirë për të marrë pikë, jemi të fokusuar maksimalisht, nuk i shohim komponentët nëse janë në vendet e para apo të fundit. Çdo javë kampionati është e rëndësishme për të fituar dhe duhet të kthejmë kokën pas, ne do të luftojmë.

Profesor Shehi ka bërë historinë me Tiranën, nuk mund të jap një mendim, ne shohim skuadrën tonë, do shohim çfarë udhëzimesh do të na japë trajneri ynë. Unë kur kam firmosur kam kënduar për çudi këngën “Hajde, hajde dhëndër në Shkodër “ dhe u bë realitet. Vllaznia është ambient i suksesshëm, kam gjetur vetveten këtu dhe mendoj të rri sa më gjatë”, ka përfunduar Qato.

Poll

Lexo gjithashtu