
Albers Keko pas operacionit
Albers Keko ditën e sotme iu nënshtrua një operacioni, të cilin për fat të mirë e ka kaluar me sukses. Sulmuesi siç dihet u dëmtua ndaj Kalju në ndeshjen e parë që Partizani luajti në Conference League.
Futbollisti do të nisë menjëherë fazën e rehabilitimit, ku nga mjekëët e Partizanit do të marrë edhe një plan të detajuar që rikuperimi të shkojë siç dihet. Ndërkohë Keko ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas ndërhyrjes.
“Elhamdulilah gjithçka po shkon mirë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Tani është koha për t'u rikuperuar dhe për t'u rikthyer më i forte”, ka shkruar sulmuesi.

Poll