Ekipi i Tiranës po përjeton momentin më të mirë gjatë këtij sezoni. Në 5 ndeshjet e fundit, bardheblutë kanë 3 fitore dhe 2 barazime, ecuria më rezultative pas Vllaznisë (5 fitore).
Sfida e radhës për Tiranën është të shtunën në orën 13:30 kundër Dinamos, e vlefshme për javën e 23-të në Superiore. Për ekipin e Ardian Nuhiut, kjo sfidë do të ketë edhe një “mision” tjetër.
“Rekordmenët” e Shqipërisë gjatë ktij sezoni kanë humbur në të dyja rastet ndaj dinamovitëve, ndërsa kanë pësuar 8 gola.
Fakti që “blutë” po përjetojnë krizë, mund të jetë momentin i duhur që Redon Xhixha me shokë të marrin “hak” në derbi. Nëse Dinamo merr një tjetër rezultat negativ, do të ishte një “goditje” e fortë për trajnerin Ilir Daja në objektiva.
