
Esin Hakaj me shumë gjasa mund të jetë njënga të rikthyerit në Shkodër. Mbrojtësi aktualisht është i lirë, pasi ka mbyllur aventurën e tij me Elbasanin.
Shkodrani ndodhet në Shkodër afër familjes së tij, ndërsa nuk kanë munduar edhe takimet “kokë me kokë” me drejtuesit e Vllaznisë. Palët kanë diksutuar mes tyre për një mundësi rikthimi, me drejtuesit që i kanë bërë një ofertë. Gjë e cila momentalisht është refuzuar nga futbollisti.
Gjithsesi palët vazhdojnë ende diskutimet për një marrëveshje të mundshme mes tyre për sezonin e ri. Eksperienca e Hakajt bën që të jetë një alternativë e vlefshme për Edi Martinin.
Nëse 28-vjeçari do të rikthehej në Shkodër, për të do të ishte hera e 3-të që do të rivishte fanellën e kuqebluve. Siç dihet në karrierën e tij ka fituar Kupën e Sshqipërisë me Vllazninë dhe Superkupën me Partizanin.