Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka marrë trajtën e “heroit” te Partizani, sulmuesi Isgandarli plas “BOMBËN” për ish-trajnerin serb Milinkovic

Shkruar nga NEWSPORT
Ka marrë trajtën e “heroit” te Partizani, sulmuesi
Vusal Isgandarli

Sulmuesi i Partizanit Vusal Isgandarli është vlerësuar “Lojtari i Ndeshjes” në duelin me Flamurtarin. Edhe pse ai nuk e gjeti rrugën e rrjetës, dha një kontribut shumë të rëndësishëm në ekip për të siguruar 3 pikët në Vlorë. Në prononcim, Isgandarli hodhi “sfidoi” edhe ish-trajnerin Mladen Milinkovic:  

“Nuk ka rëndësi kush shënon apo asiston. E rëndësishme Partizani dhe 3 pikët. Trajneri i mëparshëm (Mladen Milinkovic) ka cituar se Partizani nuk ka lider dhe as kapiten, dua të them se Partizani i ka të dyja.

Ka lider Alban Hoxhën, Skukën, Prekaj, lojtarët më të mirë në Shqipëri. Ishalla fitojmë çdo ndeshje dhe të ngjitemi lart. Ky takim kishte shumë ritëm dhe vrapim.

Lodhemi, por rëndësi kanë 3 pikët. Mendojë se ekipi nuk ka probleme fizike. Më shumë ka qenë probleme psikologjik se sa lodhje, sepse kemi humbur 3 ndeshje radhazi”.     

Poll

Lexo gjithashtu