
Serjan Repaj
Serjan Repaj mund të jetë i larguari i radhës nga Vllaznia. 24-vjeçari pas 6 muajsh mund të mbyllë aventurën me shkodranët, pasi nuk duket të jetë në planet e Edi Martinit për sezonin e ri.
Mbrojtësi u transferua në Shkodër në janar të këtij viti, teksa mendohej se do të ishte një elemnt shumë i rëndësishëm në ekip. Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe 24-vjeçari mund të ndajë rrugët me shkodranët.
Vlen të theksohet se Repaj ka kontratë me Vllazninë deri në qershor të vitit 2027 dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse situata do të marrë rrjedhë tjetër.
Poll