
Partizani
Në kampin e Partizanit dita e sotme është një ditë feste. Bëhet fjalë për ditëlindjen e një prej lojtarëve, Besar Guxhufi i cili ka sot ditëlindjen e tij dhe mbush 21-vjeç.
Në këtë ditë të veçantë për sulmuesin, nuk ka munguar edhe urimi i bërë nga klubi kryeqytetas. “100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe”, i shkruan Partizani në faqen zyrtare.
“Demat e Kuq” e blenë kartonin e sulmuesit në merkaton e dimirit nga Shkupi për shifrën e 20 mijë eurove. Guxhufi regjistroi 8 paraqitje në pjesën e dytë të sezonit me Partizanin, ku arriti të shënojë një gol.
Galeria fotografike ()