
Futbollisti i Elbasanit, Bruno telushi është shprehur në prag të sfidës së elbasanasve me Tiranën. Telushi mungon për arsye dëmtimi dhe thekson se ende nuk është në gjendje për të luajtur. Futbollisti mendon se fati ka penalizuar ekipin e Bordin dhe se ka ardhur momenti që Elbasani të rikthehet tek suksesi.
“Të them të drejtën e kam provuar gjatë kësaj jave të jem i gatshëm, por për fat të keq ndiej akoma diçka te këmba. I mungon fitorja Elbasanit.
Kemi bërë disa ndeshje të mira në Elbasan, por kemi marrë shumë barazime. Na duhet fitorja. Presion nga stafi apo tifozeria nuk kemi patur. Jemi grup i mirë, cilësor dhe kemi potencial të bëjmë më shumë. Fati ka luajtur rolin e tij. Mendoj se do t’i arrijmë objektivat.
Eksperienca ime i vlen shumë ekipit, pork a dhe djem të tjerë që kanë eksperiencë si unë. Dëmtimet janë çështje fati. Unë jap gjithçka për gjithçka, nuk dorëzohem kurrë.
Ju e dini tipin tim. Jam vrarë disa herë, si atëherë me Vllazninë. Besoj do punojë akoma dhe më fortë për të vazhduar përpara. Kam akoma për të dhënë. Jam futur e rifutur disa herë me grupin. Nuk mendoj se ka ardhur momenti të tërhiqem.
Mendoj kam akoma shumë vite për të dhënë maksimumin. Kur jam në fushë jam fitimtar në çdo duel, në çdo situatë.”, u shpreh Bruno Telushi.