Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Jo vetëm Eneo Bitrin, në radarin e Tiranës përfundon edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Eneo Bitrin, në radarin e Tiranës përfundon edhe
Jorgo Pellumbi

Tirana është hedhur në merkato në këto ditët e fundit, pasi kërkon mbrojtës për të zëvendësuar të dëmtuarit, Dembele dhe Edison Kola. I fundit është operuar ditën e djeshme dhe pritet të mungojë gjatë, ndërsa për 1 muaj do të mungojë edhe Dembele.

Për këtë filimisht kryeqytetasit po tentojnë transferimin e Eneo Bitrit, por ish-kapiteni i Partizanit nuk është i vetmui. Një tjetër emër i njohur për Superioren ka përfunduar në radarin e bardhebluve.

Bëhet fjalë për Jorgo pëllumbin, i cili në elitë ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit dhe Skënderbeut, ndërsa në karrierën e tij futbollistike ka provuar të veshë edhe fanellën e Kombëtares U-21.

Aktualisht edhe 25 vjeçari është pa një ekip dhe mundësia e rikthimit në Superiore duket reale.

Poll

Lexo gjithashtu