Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jemi të palexueshëm për kundërshtarët”, Edi Martini: Kjo fitore më shijoi më shumë. Titulli? Nuk mund të fshihemi pas gishtit

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi të palexueshëm për kundërshtarët”,
Edi Martini

Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”. Shkodranët morën një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, teksa vazhdojnë të kryesojnë në Superiore.

Pas sfidës mjaft i kënaqur ishte Edi Martini. Timonieri thekson se goli i Tiranës ishte mjaft i befasishëm dhe ekipi u “rikthy” në lojë që te goli i barazimit.

Fitorja? Kjo është ndeshja që më ka shijuar më shumë fitorja. Pësuam gol, barazuam kaluan më avantazh dhe morëm karton të kuq. Futbollistët luajtën shumë mirë dhe treguan karakter. i përgëzon se me karakter të tillë vështirë të gjesh lojtarë. Sot treguan maksimumin e tyre duke i ndihmuar njëri – tjetrin, duke mos qenë inferior.

Bismark? Besoj që ndeshjen me Vlorën do të marrë minutat e veta. Është drejt fundit të rikuperimit. Kartoni i kuq na dëmtoi, pornë duhej të ruanim Kallakun, nuk futëm as Murataj se kishim frikë për dëmtimin.  

Gjërat janë të lidhura me njëra-tjerën. Yago nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme. Kallaku gjatë gjithë javës I dëmtuar, futbollistët nuk kanë bërë pushim. Kemi disa mugesa dhe që na pengojnë të bëjnë lojën tonë. Jo çdo ndeshje mund të jet në perfeksion. Falë shpirtit të garës dhe dëshirës këto djemë meritojnë shumë.

Yago është një futbollist që është shumë inteligjent dhe di ku futet. E bën perfekt atë që I takon.

22 lojtarë dhe 9 kanë shënuar gol? Befasia është arma jonë kryesorë. Ne kemi futbollistë që dalin nga të gjitha anët për të shënuar dhe na bën të jemi jo të lexueshëm për kundërshtarin.

Drejt titullit? Ne nuk kemi pse të fshehemi pas gishtit. Rruga është shumë e gjatë, në mesjavë kemi Flamurtarin, një ekip të vështirë. DUhet t’i marim ndeshjet me radhë, kemi “Final – Four”, duhet të mendojmë ndeshjen e Vlorës dhe gjërat e mira bëhen avash avash. Nuk dua ta mendoj diçka të tillë, sepse nuk dua që të ngarkoj futbollistet”, ka përfunduar Martini.

Poll

Lexo gjithashtu