
Është mbyllur java e parë në Superiore, ndërsa dueli i parashikuar mes Teutës dhe Dinamos është shtyrë për në datën 5 shtator. Në bazë të statistikave, ekipi i Vllaznisë rezulton më efikasi para porte, 4 goditje në kuadra, e përkthyer me 2 gola, ose e thënë në “gjuhën” e numrave, 50% saktësi, statistikë bindëse.
Interesante është se në duelin e mbyllur mes Bylis dhe Tiarnës, 0-0, ballshiotët rrezikuan seriozisht portën rivalë në 6 raste, numri më i lartë i goditje në kudrat i regjistruar në javën e parë të Superiores, por asnjë konkretizim prej ekipit të Mirel Josës.
Nëse e hedhim vështrimit te skuadrat që kanë numrin më të vogël të shënjestrimit të portës rivale, bie në sy Tirana, Flamurtari dhe Vora (2). Dy klubet e para kanë shpenzuar mjaftueshëm në merkaton verore, por deri tani nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë potencialin zotërues në fazën ofensive.



