
Merkatoja e janarit do të sjellë shumë ndryshime në radhët e Tiranës. Bardheblutë nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në këtë sezon, teksa pas 19 javëve ndodhen në “Play-Off”. Me 18 pikë.
Fjoart Jonuzi mund të konsiderohet i larguar nga kryeqytetasit, teksa mundon vetëm konfirmimi nga palët. Po jo vetëm kaq pasi janë edhe 5 futbollistë të tjerë që janë me “valixhe” në duar. Bëhet fjalë për Arhan Isuf, Mahamadou Dembele, Admir Bajrovic, Ëalid Jarmouni, dhe Florian Përgjoni.
Ky i fundit kërkon një aventurë të re në karrierën e tij dhe dëshiron largimin. Lojtari ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe diçka e tillë mund të realizohet, pasi bardheblutë kanë të vetmen mundësi nga merkatoja e janarit për të përfituar financiarisht nga shitja e tij.
Arhan Isuf kur ka nënshkruar kontratën me bardheblutë ka vendosur edhe një klauzolë që në merkaton e janarit mund të largohet nga Tirana dhe të marrë vetëm disa rroga, kjo nëse ndaj tij ka ndonjë opsion më të mirë.
Admir Bajrovic nuk është në planet e klubit dhe në këtë mënyrë largimi duket e vetmja zgjidhje. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dembele dhe Jarmouni, të cilët kanë luatjur vazhdimisht në këtë sezon me bardheblutë, por duket se lojtarët jnë të pritur për t’u larguar drejt një tjetër aventure. Mbete të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.