Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jam lojtar total, ma kërkon profesor Daja”, Bregu pas derbit: Ja në cilin pozicion ndihem më mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam lojtar total, ma kërkon profesor Daja”, Bregu pas derbit:
Dejvi Bregu

Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Dejvi Bregu. 

“Lojtar total? Më kërkohet që të shkoj sa në mbrojtje e sulm. Më pëlqen performanca e ekipit, duhet të vazhdojmë kështu. Ku ndihem më mirë? U bënë vite që luaj në krahun e majtë dhe duke pasur parasysh karakteristikat e lojtarëve që kemi, ndihem mirë, jam afër portës, jam në moment të mirë.

Një gol? Të them të drejtën e dëshiroja një gol, pasi në derbi është i veçantë. Nuk erdhi. E rëndësishme është që lojtarët e tjerë shënuan dhe na ndihmoi një autogol. 25 minutat e para ishim superiorë ndaj kundërshtarit. Ishim mirë në pjesën e parë, por gjeta vertikalizim ndaj Guindos. Edhe mund të kisha goditur portën, por nuk e bëra”, tha Bregu.

Poll

Lexo gjithashtu