
Drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani ka folur pas suksesit me rezultatin 2-0 ndaj Egnatias kampione në Superiore. Në mungesë të trajnerit Edi Martini, rolin e “protagonistit” pas ndeshjes në zonën e prononcimeve e ka marrë Sinani:
“Besoj se si javë e parë është pozitive. Dhanë maksimumin, si pjesa e fillimit dhe pjesa e dytë. Përballë një kundërshtari që e dimë të gjithë. Urojmë të vazhdojmë kështu. Kishim raste të dyshimta pro nesh që të them të drejtën duhet t'i shikoj dhe që të bindem që nuk u dhanë dhe që ishin pro nesh. Nuk e di mendimin e gjyqtarit. Kjo ndeshje është e rëndësishme hapje kampionati, skuadra të forta.
Si ndeshje hapje e kampionatit, besoj se gjithë Shqipëria ka parë ndeshje të bukur. Jam shumë i lumtuar që fituam. Ndeshja e rëndësishme hapëse me një skuadër hapëse. Besoj që Edi Martini i ka dhënë grintën e duhur Vllaznisë. Ky stadium, kjo fushë, do grintën. Djemtë kanë dhënë 100 për qind sot. Ka gjëra të vogla për t'u korrigjuar.
Kanë dhënë më të mirën e tyre. Nëse skuadra fillon ftohtë lojën është tjetër gjë, por e destinuar për t'u fituar është kur luajunë me emocion. Kemi punuar të gjithë bashkë duke filluar tek Presidenti, tek Edi. Falenderoj Presidentin dhe klubin, për të bërë një ekip të mirë. Nuk është e thjeshtë. Besoj se kemi një ekip të mirë.
Do luajmë me këmbë në tokë dhe të marrim pikë sa më shumë. Do luajmë në çdo ndeshje për tre pikë. Për këtë garantoj. Do mendojmë të fitojmë tre pikë për çdo ndeshje. Nuk mendojmë viti i duhur ose jo. Duhet të jemi ndeshje pas ndeshje me 100 për qindëshin tonë. Në fund fare do shohim çfarë kemi bërë dhe çfarë s'kemi bërë. Faleminderit!".