Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja vë “duart në kokë”, Eridon Qardaku e “shastis” para duelit me Egnatian (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja vë “duart në kokë”, Eridon Qardaku e
Eridon Qardaku

Dinamo prej ditësh ka nisur përgatitjet për duelin me Egnatian. I gjithë fokusi i dinamovitëve është përqendruar te përballja me kampionët, duel ky që do të luhet ditën e premte në prën 19:00 në “Egnatia Arena”.

Një tranfertë mjaft e vështirë për “Blutë”, të cilët prej javësh nuk e njohin fitoren në kampionat dhe do të luajnë “all-in” në Rrogozhinë për të “shkelmuar” krizën. Por pavarësisht momentit negative që po kalon skuadra, Ilir Daja vë “duart në kokë” edhe për një arsye tjetër.

Ndaj kampionëve në fuqi do të vuajë mungesën e Eridon Qardakut, i cili nuk do të mund të kontribuojë për ekipin, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar, gjë e cilla pa diskutim ka “shastisur” timonierin e “Bluve”, pasi siç dihet sulmuesi është një pikë kyçe për “nëndetësen”.

Poll

Lexo gjithashtu