Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ilir Daja lë garën!” Ish banori i Big Brother VIP tallet keq me trajnerin e Dinamos (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
“Ilir Daja lë garën!” Ish banori i Big Brother VIP tallet
Foto ilustruese: Ilir Daja - Seno Fishta

Dinamo barazoi mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida përfundoi me shifrat 0-0.

Pas këtij barazimi, dinamovitëve u vështirësohet shumë objektivi për të kapur “Final Four”. Madje për gazetarin dhe ish banorin e Big Brother VIP Albania 5, Seno Fisha, Dinamo dhe Ilir Daja tashmë jashtë jashtë garës.

Gazetari shkodran ka ironizuar në rrjetet sociale, duke krahasuar Ilir Dajën me banor të BBV. “Ilir Daja lë garën”, shkruhet në “storyn” e publikuar nga Seno Fishta.

“Ilir Daja lë garën!” Ish banori i Big Brother VIP tallet
Story i Seno Fishtës

 

Poll

Lexo gjithashtu