
Ilir Daja
Dinamo ka marrë një lajm mjaft të mirë. Mesfushori Klevi Qefalija është rikthyer në stërvitje, teksa po punon fort për tu rikuperuar plotësisht për sfidën e radhës në Superiore, atë kundër Partizanit.
Kështu, Ilir Daja nis të festojë një rikthim të rëndësishëm, i cili rrit ndjeshëm forcat në mesin e fushës. Sigurisht që kjo vjen edhe si pasojë e pauzës për ndeshjet e Kombëtares shqiptare, ku futbollistët kanë pasur mundësi të pushojnë.
Kujtojmë që dueli i radhës për dinamovitët është në “Elbasan Arena”. “Djemtë” e Ilir Dajës do të jenë miq në një sfidë mjaft delikate si ajo me “verdheblutë” e Elbasanit.
Poll