Pas pak minutash do të nis ndeshja hapëse e javës së 25-të Egnatia – Dinamo, e cila do të mbahet në Rrogozhinë (Arena Egnatia).
Kampionët e Superiores kërkojnë rikthimin te fitorja pas barazimit të “beftë” 1 – 1 karshi Vorës, ndërsa Dinamo vazhdon krizën në rezultate, ende pa fitore në vitin 2026-të, kampionat.
Trajneri Tetova i ka besuar nga minuta e parë tridhëmbëshit Ruçi – Kryeziu – Adjesa. Ilir Daja nga krahu tjetër, përgjigjet me Bregu – Guindo – Bernard Berisha.
Pikërisht ky i fundit, kishte dy ndeshje që nuk përzgjidhej nga trajneri i dinamovitëve, por duket se qasjet kanë ndryshuar në kohë të shkurtër.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Hajme, Alijev, Xhemajli, Poçi, Fangaj, Aleksi, Fernando, Ruçi, Kryeziu, Adjesa.
Trajner: Edlir Tetova.
Dinamo: Teqja; Ismaili, Teikseira, Dita, Aliji, Neziri, Qefalija, Gudiabi, Bregu, Guindo, B. Berisha.
Trajner: Ilir Daja.
