
Igli Tare dhe Etienne Tare
Klubi i Tiranës i ka ndezur fuqishëm “motorët” gjatë këtyre ditëve të merkatos. Ata kanë firmosur me disa lojtarë të ndryshëm në pozicione specifike. I radhës me shumë gjasa pritet të jetë djali i ikonës së Kombëtares, Igli Tares, Etienne Tare.
Në edicionin e kaluar, Etienne djerësiti fanellën e Skënderbeut, ndonëse nuk ia doli të linte dot gjurmë me juglindorët. Më pas kaloi te Dukagjini në Superligën e Kosovës.
Gjatë këtyre ditëve Tare është stërvitur me ekipin ne Tiranës dhe gjithçka pritet të finalizohet shumë shpejt. Lojtari 21-vjeçar mbulon detyrën e sulmuesit, ndërsa vlera e tij sipas mediumit eksper të “Transfermarkt” është 25 mijë euro.
Poll