Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ibraimi do të promovonte akademinë bardheblu, por 90 minuta shpëtuan Tiranën nga rënia! A do të ndjekë të njëjtën strategji drejtori i ri i Partizanit?

Shkruar nga NEWSPORT
Ibraimi do të promovonte akademinë bardheblu, por 90 minuta
Agim Ibraimi

Agim Ibraimi u prezantua sot te Partizanit, duke marrë postin e Drejtorit Sportiv. Tashmë, zyrtarit të kuq i duhet që të marrë në dorë “frerët” e ekipit, në një merkato janari që s’prodhon shumë.

Pritet të shihet nëse 37-vjeçari tetovar do të përdorë të njëjtën metodë si te Tirana, të paktën në fjalët që tha kur u prezantua te bardheblutë. Ibraimi thoshte asokohe se akademia do të ishte në fokusin kryesor, për t’i marrë aty lojtarët për ekipin A.

“Akademia? Ne kemi një plan se si do të funskionojmë me akademinë. Ne duhet të bëjmë planin se çfarë na duhet dhe gjatë procesit do të bëhen vazhdimisht pjesë e skuadrës. Janë në fokusin tonë disa prej tyre”, shprehej Ibraimi.  

Vlen të përmendet se kjo metodë nuk rezultoi aspak pozitive për Tiranën, të cilët sezonin e shkuar ishin në “play-out”, duke rrezikuar rëniën nga Superiorja. Bardheblutë ishin 90 minuta larg rënies në Kategorinë e Parë, por ia dolën të mposhtnin Pogradecin në limite.

Megjithatë, ndoshta ripërsëritja e kësaj mënyre për të formuar ekipin, mund të ketë qasje tjetër tek të kuqtë, gjë që mbetet për t’u parë.

Poll

Lexo gjithashtu