Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I shënoi ish-ekipit të tij, Bardhi pasi “tronditi” Tiranën: Më vjen mirë, kishte shumë kohë që e kërkoja!

Shkruar nga NEWSPORT
I shënoi ish-ekipit të tij, Bardhi pasi “tronditi”
Patrik Bardhi

Tirana është mposhtur në shtëpi nga Vora, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 0-2. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Patrik Bardhi. 

“Golin po e kërkoja. Kishte shumë ndeshje që e kërkoja për ekipin, por edhe për t’u zhbllokuar mirë. Më vjen mirë për 3 pikët, sepse dua ta shoh ekipin lart. Kjo pauzë do na ndihmojë që të punojmë dhe përmirësohemi, mendjen te ndeshja tjetër tani.

Më afër Final Four? E kam menduar. Pavarësisht se është grupi i vjetshëm nga Kategoria e Parë, kanë eksperiencë. Të gjithë lojtarët janë të mirë, të gjithë. Normal që e prisja të jemi këtu, por mund të bëjmë edhe më mirë.

Nga Dinamo te Vora, je bërë pishman? Dua të them që ka qenë lëvizje me risk. Por duke parë që pas asaj periudhe te Dinamo, më duhej minutazh. Ishte vendim që duhej ta merrja, pasi duhet të luaja. Vjet s’luajta siç doja, por këtë sezon është ndryshe, jam 100% i fokusuar që të bëj mirë për karrierën time dhe gjërat që më presin përpara.

Ka qenë periudhë e vështirë prej dëmtimeve, por s’dua ta mendoj më. Dua të shoh përpara dhe të ndihmoj ekipin. Duke ndihmuar skuadrën, ndihmoj edhe veten time për të shkuar më lart”, tha Bardhi.

 

Poll

Lexo gjithashtu