
Jemi më pak se 10 ditë para derbit të madh të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Derbi ky që është parashikuar të luhet më 3 tetor në orën 19:00. “Air Albania” me shumë gjasa do të presë këtë takim, i cili padiksutim do të jetë më i luftuari deri tani.
Pavarësisht se para se dy ekipet e kryeqytetit të përballen mes tyre, do të duhet të luajn ndaj kundërshtarëve të ndryshëm në këtë fundjavë. “Demat” siç dihet do të luajnë në transfertë ndaj Bylisit, ku sigurisht do të kërkojnë 3 pikët.
Por Mladen Milinkovic ka mendjen edhe te përballja me Tiranën. Kjo pasi i preferuari i tij, Besar Gudjufi rrezikon derbin me bardheblutë. Sulmuesi i cili ka fituar besimin e timonierit serb, ka luajtur në 4 ndeshjet e deritanishme në Superiore dhe rrezikon të mungojë ndaj Tiranës për shkak kartonësh.
Nëse Gudjufi do të ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Bylisit atëherë humbet derbin me Tiranë. Pikërisht për këtë, Milinkovic “kryqëzon gishtat” që sulmuesi të mos bëjë ndërhyrje ose veprime të gabuara ndaj ballshiotëve për të mos humbur duelin me rivalin e përjetshëm të Partizanit.