Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I përfundon kontrata në fund të sezonit, lideri i Partizanit gjithmonë e më larg të kuqve

Shkruar nga NEWSPORT
I përfundon kontrata në fund të sezonit, lideri i Partizanit
Tedi Cara dhe Arinaldo Rrapaj

Tedi Cara është një lider i skuadrës së Partizanit. Kavajasit është shndërruar në një lojtar kyç te “Demat”, me të cilët ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Kontrata aktuale i përfudon në verë dhe ende mes palëve nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin. Lojtari duket gjithmonë e më larg kryeqytetasve, pasi për të siç dihet ka edhe interesime.

Drejtuesit e kuq nuk dëshirojnë të humbasin nga largimi i tij dhe duke qenë se kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni janë të gatshëm ta shesin Carën që në merkaton e dimrit, sigurisht nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë që kënaq interesat e kryeqytetasve.

Në këtë sezon 24-vjeçari ka luajtur në 17 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7