Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"I lumtur për çmimin, por jo për rezultatin", Camara e thotë troç dhe "thumbon" Partizanin: Renditja ndryshe nëse s'do isha dëmtuar, me Dinamon e patëm më të vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
"I lumtur për çmimin, por jo për rezultatin", Camara
Aboubacar Camara, Bylis/ ©RTSH

Sfida mes Partizanit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore përfundoi në barazimin 1-1, ku të dyja skuadrat ndanë pikët me njëra tjetrën.

Pas duelit, nga "Arena e Demave", ka folur dhe lojtari i Bylisit, Aboubacar Camara i cili u shpall dhe "Lojtari i Ndeshjes".

“I lumtur për çmimin, por jo për rezultatin. Kishim mundësi kur ishim në epërsi numerike, por s'e shfrytëzuam dot. Kemi dhe ndeshje të tjera dhe do të bëjmë maksimumin.

Ku pëlqen të luajë më shumë në sulm? Më pëlqen sulmi dhe të shkoj përpara.

Sezoni nisi mirë por jeni rikthyer në nivelin më të mirë të mundshëm? Nëse nuk do të isha i dëmtuar, do ta kisha ndihmuar ekipin dhe nuk do të ishim këtu ku jemi.

Luajte përballë Dinamos dhe Partizanin, me kë ndjeve vështirësi? Të dyja janë të mira, por me Dinamon", u shpreh Camara 

Poll

Lexo gjithashtu