Skuadra e Bylisit tregoi dominancë absolute kundër Vorës në stadiumin “Adush Muça”, 13 – 3 goditjet në kuadrat, ndërsa rezultoi përcaktues goli i Adepoju në minutën e 88-të, 1 - 0.
Fitorja në javën e 27-të të Superiores për ballshiotët, i largon përkohësisht nga “zona e ftohtë” e tabelës, vendi i 7-të me 27 pikë. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i Bylisit Mirel Josa:
“I lumtur për 3 pikët. Jam i lumtur me rezultatin, por jo me efikasitetin. Jo vetëm para portës kundërshtare, por edhe në organizimin e lojës. Çdo ndeshje që kalon bëhet më e rëndësishme.
Nuk do të thotë asgjë që fituam sot dhe u zgjidh gjithçka. Ra rimtmi me dy mesfushorët tanë, të cilët shkuan shumë mbrapa. Megjithatë, ata vijnë nga një periudhë jo e mirë shëndetësore.
Neve kur shkonim përpara me lojtarët sulmues, të cilët ishin më të freskët, kërkohej më shumë efikasitet. Duhet të kishim qarkullim topi shumë herë më të mirë. Uofori duhet të shtynte para, jo mbrapa”.
