Vllaznia padiskutim është skuadra e momentit në kampionatin shqiptar. Kuqeblutë po kalojmë momentin më të mirë në këtë sezon, ku prej 9 sfidash mes kampionatit dhe Kupës njohin vetëm fitore.
Por përveç fitoreve në javët e fundit, shkodranët krenohen edhe me të tjera detaje. Kjo ka të bëjë me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në kampionat.
Pas 24 javësh të zhvilluara deri më tani, ekipi i drejtuar nga Edi Martini ka arritur të shënojë 32 gola. Kjo tregon se sulmuesit shkodranë kanë saktësinë e duhur përpara portës. Ndërkohë nga krahu tjetër kanë pësuar 17 gola.
Në këtë mënyrë mbrojtja është bërë “mur”, duke mbrojtur kështu portën nga sulmet e rivalëve. Kështu klubi shkodranë “krenohet” me diçka të tillë, ndërsa ka bërë postime në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
