Partizani ka triumfuar përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit numër 211-të, të vlefshem për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll 2-0. Pas këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Sekou Sidibe i cili shënoi dhe asistoi në derbi.
“Faleminderit Zotit, dua të falënderoj presidentin edhe drejtorin për mundësinë. Kanë bërë një punë shumë të mirë, më kanë afruar shumë, falënderoj çunat për dhuratën që më bënë, për djalin që më ka lindur.
Impenjimi në fazën mbrojtëse? E kemi punuar gjatë javës, janë detyrat e trajnerit. Për të fituar ndeshjen duhet të mbrojmë, pastaj përpara të shohim.
Objektivat këtë sezon? Në situatën që ishim në janar, nuk besoj që ka pasur nga ata që mendonin për objektivat personale. Të gjithë kanë menduar për ekipin dhe ta çojmë aty ku e meriton sepse është ekip i madh”, tha Sidibe.
