Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I dha fitoren Elbasanit, Ze Gomes: Niveli i kampionatit është shumë i mirë, po përshtatem

Shkruar nga NEWSPORT
I dha fitoren Elbasanit, Ze Gomes: Niveli i kampionatit është
Ze Gomes

Elbasani ka mposhtur Laçin në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur autori i golit, Ze Gomes.

“Është një ndjenjë e mirë, erdha nga stoli dhe arrita të shënoj golin. Më të rëndësishme janë 3 pikët. Niveli i kampionatit është shumë i mirë. E pamë edhe sot. Deri 15 minutat e fundit ndeshja ishte 0-0. Ne do të përgatitemi për të përballuar ndeshjet e ardhshme, që edhe ato do të jenë të vështirë.

Po përshtatem. Nuk është e thjeshtë që të vish nga një vend tjetër dhe të përshtatesh me idetë e trajnerit. Ka dhe shumë lojtarë të tjerë që kanë ardhur, por po bëj më të mirën, për t’u përshtatur”, është shprehur Ze Gomes pas fitores ndaj Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga