Dinamo më në fund do të ketë një “armë” më shumë për pjesën e mbetur të sezonit. Një nga liderët e skuadrës do të mund të japë sërish kontributin e tij në ndihmë të ekipit.
Dhe bëhet fjalë pikërisht për Naser Alijin. Ky i fundit ka mundur të rikuperohet nga një dëmtim që mori thuajse 3 muaj më parë. në derbin ndaj Tiranës hyri në fushën e lojës si zëvendësues, teksa mori vendin e Bruno Ditës.
Por jo vetëm kaq, pasi Dita i dhuroi edhe shiritin e kapitenit dhe rikthimi në fushë nuk mund të ishte më i mirë se kaq. Aliji pas kësaj sfide ka bërë një postim në “Insta-Story”, ku shprehet i lumtur për rikthimin.
“ I lumtur që u riktheva në fushë pas gati 3 muajsh”, ka shkruar mbrojtësi. Ndërkohë vlen të theksohet se Dinamo ia doli të fitonte çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës me shifrat 2-0.
