Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja turpëruese ndaj Egnatias dhe dorëheqja e Gugash Maganit, orë vendimtare te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja turpëruese ndaj Egnatias dhe dorëheqja e Gugash Maganit,
Gugash Magani

Tirana në këtë sezon nuk ka mundur për asnjë moment të gjejë qetësinë. Bardheblutë janë larg çdo pritshmërie dhe kjo padiksutim ka zhgënjyer të gjithë.

Me vetëm 18 pikë pas 21 ndeshjesh, Tirana aktualisht mban vendin e 9-të në klasifikim dhe tashmë seriozisht rrezikon edhe mbijetesën. Largimi i Bledi Shkëmbit dhe ulja në stol e Gugash Maganit nuk ka arritur të nxjerrë skuadrën nga “errësira”.

Humbja me Egnatian e shifrat 4-0 ka lëkundur fort “themelet” e kryeqytetasve. Nga sa mësohet trajneri peqinas nuk e ka kapërdi këtë turpërim dhe sipas ka dhënë dorëheqjen, por diçka e tillë mohohet nga drejtuesit bardheblu.

Një situatë kaotike, ku nuk dihet se çfarë po ndodh me një nga skuadrat më të titulluara në vendin tonë. Ditë mjaft të tensionuara, ku atmosfera në skuadër nuk ëhst aspak e mirë. Gjithsesi na duhet të presim për të mësuar saktësisht se çfarë ka ndodhur mes palëve dhe si do të shkojë situata e Tiranës në pjesën e mbetur të këtij sezonit, ku gjasat janë që ditën e nesërme të vendosen saktësisht pikat mbi “i”.

Kujtojmë se bardheblutë kanë arritur të sigurojnë vetëm 2 fitore në këtë sezon, më pak se çdo ekip tjetër në kampionat. Kanë pësuar 28 gola dhe kanë shënuar 21 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga