
Vllaznia - Elbasani
Elbasani u mposht në transfertë përballë Vllaznisë mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 1-0.
Ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i klubit elbasanas në rrjetet sociale. Elbasani falenderon tifozët për mbështetjen, teksa rikujton që do të rikthehen më të fortë pas “pauzës” së kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtarve.
Postimi i AF Elbasanit:
Bashkë me të fortë rikthehemi pas ndërprejes së kampionatit. Faleminderit familja verdheblu për mbështetjen në këtë transfertë.
Poll