
Ditën e sotme, Partizani regjistroi humbjen e parë të sezonit të Superiores. “Demat e Kuq” u mposhtën nga Vllaznia në transfertë me rezultatin e thellë 4-1 në javën e tretë të kampionatit.
Pas përfundimit të këtij takimi, ish-lojtari i Partizanit Edmond Dosti ka reaguar në rrjetet sociale. 59-vjeçari i bën një kërkesë publike presidentit Gaz Demi të rikthejë njerëzit që duan Partizanit.
“I dashur president Gaz Demi, mos u lodh kot me...., ktheji njerezit qe duan jo vetem Partizanin por edhe ty! Ato drejtoret qe ke aty, mbaji miq por jo konsulent per partizanin sepse skane lidhje fare me futbollin! Shpresoj per te miren Tende e te Partizanit tone te reflektosh sa me shpejt! Me respekt Edmond Dosti. PMTP”, shkruan Dosti.