Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja e titullit kampion, Orges Shehi i "jep duart" Partizanit?

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e titullit kampion, Orges Shehi i "jep duart" Partizanit?
Orges Shehi/ Partizani - Egnatia

Partizani nuk arriti të fitonte sot në finalen e madhe të kampionatit teksa u mposht me rezultatin 1-0 nga Egnatia. Rrogozhinasit u shpallën kampionë për herë të parë në histori duke hapur një faqe të re për futbollin shqiptar.

Pas takimit doli në prononcimet e zakonshme trajneri Orges Shehi. "Timonieri" i kryeqytetasve ishte i zhgënjyer nga rezultati. Megjithatë ai la dhe hije dyshimi kur u pyet për të ardhmen. Në momentin kur u pyet nga Ccarccani për përgatitjet e Europës, gjestikulacioni i tij tregoi pavendosmëri.

“Po të shënonim, do ishte tjetër histori”, Shehi pas humbjes së titullit: Arbitri? Nuk e di si e patë golin e anulluar
Mos ndoshta kjo ndeshje mund të ketë vendosur dhe fatin e tij? Koha do ta tregojë. Fakt është se Egnatia është kampione e Shqipërisë dhe deri më tani Shehi vijon të jetë trajner i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga